Transmetuar më 20-08-2016, 15:12
Kampionati i “Serisë A” italiane pritet  të ketë më shumë shqiptarë se asnjëherë tjetër.

Plot nëntë janë futbollistët, të cilët janë pjesë e përfaqësueseve kuqezi.

Skuadra e Pescara mban rekordin me numër lojtarësh, pasi me këtë skuadër janë federuar tre të tillë.

Mesfushori Ledian Memushaj, i cili është edhe kapiten tek abrucezët, sulmuesi Rei Manaj dhe mbrojtësi Leonardo Maloku janë shqiptarët e kësaj skuadre që vitin e kaluar ishte në “Serinë B”.

Leonardo Maloku, 18-vjeç është afruar në skuadrën e parë te Pescara nga ekipi të rinjve.

Te Lazio luajnë portierët Etrit Berisha dhe Thoma Strakosha.

Kapiteni i Kombëtares Shpresa është kthyer pas përvojës në “Serie B” te Salernitana. Arlind Ajeti është pjesë e Torino, I cili u transferua gjatë kësaj vere pas paraqitjes së mirë në “Euro 2016”, ndërsa Berat Gjimshiti ndodhet tek Atalanta.

Elseid Hysaj pritet të qëndrojë gjatë te Napoli dhe afrimi më i fundit në ekipet e “Serie A” është Frederik Veseli, i cili firmosi për dy vite me Empoli.