Transmetuar më 14-08-2016, 13:29
Dubai ka vendosur që të shtojë një tjetër hotel gjigant i përbërë nga dy kulla. Pritet që në vitin 2018 të hapet i pari hotel që do të ketë dhe një pyll tropikal brenda.

Shembulli i fundit i luksit, Hoteli Rosemont & Residences do të ketë edhe një plazh artificial i projektuar pa rërë dhe pemë që shpërndajnë mjegullën.

Hoteli me 5 yje përbëhet nga dy godina me 47 kate dhe do ketë 450 dhoma. Ndërsa kostoja e ndërtimit do të arrijë shifrën e 300 milionë dollarëve.

Hoteli do ketë gjithashtu dhe kënde të ndryshme sportive, lojëra për fëmijët tre restorante si dhe qendër shëndetësore.