Transmetuar më 14-08-2016, 13:04

Kosovë, 14 gusht 2016, NOA.al – Kanë filluar sot në Mitrovicë të Kosovës, punimet për heqjen e barrikadës mbi lumin Ibër që ndante qytetin në dy pjesë mes serbëve dhe kosovarëve.

Punimet po kryhen nga një kompani e kontraktuar nga Bashkimi Evropian, sipas marrëveshjes së 25 gushtit të vitit 2015, shkruan Gazeta Express.

Më 18 qershor 2014, serbët mbollën pisha dhe i vendosën mbi urën e lumit Ibër. Këtë gjë ata e quajtën “Parku i Paqes”.

Një ditë më parë ishin hequr gurët që qëndronin si barrikadë mbi këtë urë të cilat simbolizonin ndarjen e qytetit të Mitrovicës.

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë