Transmetuar më 13-08-2016, 15:18

“Borgo Egnazia” vlerësohet si hoteli më i mirë në botë. Rrjeti ndërkombëtar i udhëtimeve e ka vlerësuar resorin italian me pesë yje në Fasano të Puglia, si “Best hotel of the year”.

Çmimi vlerësues u tërhoq në Las Vegas, nga pronari Aldo Melpignano, para 1400 operatorëve turistikë nga e gjithë bota, të mbledhur në “Bellagio Resort & Casino”.

Resorti i shpallur si më i miri në botë është i preferuari i këngëtares në botë, ndërsa aty u martuan dhe Justin Timberlake me Jessica Biel.

Hoteli u inaugurua në maj të vitit 2010, ndërsa numëron 29 vila në total, ku secila ndodhet e shtrirë në një sipërfaqe prej 250 metrash katrorë.

Çdo vilë ka nga një pishinë private, të rrethuar nga kopshti. Për më tepër shfletoni galerinë e fotografive më poshtë./a.y/noa.al