Transmetuar më 12-08-2016, 17:34

Me pamje marramendëse e ambient tejet të bukur në Alpet zvicerane, bëri që të ndërtohet edhe një hotel tepër interesant!

Bukuria e Alpeve zvicerane dhe pamja e mrekullueshme që ato të ofrojnë bënë që të ndërtohej edhe një hotel i veçantë dhe tepër interesantë.

Bëhet fjalë për një hotel ku mungojnë dyert, çatia dhe nuk ka as mure përreth, gjë që e bënë unik por edhe të bukur.

Emri i hotelit është “Zero Stars” që në shqip e ka kuptimin që është hotel pa yje, por megjithatë ky hotel po merr miliarda yje nga turistët e vendasit që kanë shkuar për ta provuar atë.

Dhoma për një natë kushton rreth 210 dollarë, e ndërsa është hoteli me ambientin më të mirë të mundshëm, të freskët dhe të bukur.