Transmetuar më 10-08-2016, 13:41

Prishtinë, 10 gusht 2016, NOA.al- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot këngëtaren kosovare me famë botërore Dua Lipa, e cila ishte e shoqëruar edhe nga babai i saj, ish-këngëtari i bendit “Oda”, Dukagjin Lipa.

Thaçi e ka dekoruar këngëtaren Dua Lipa, me Medaljen Presidenciale të Meritave.

“Ky sukses i Duas është sukses i të gjithë atyre që krenohen për të sotmen dhe për të ardhmen tonë. Ky sukses është vetëm fillimi i një shpërthimi të madh në arenën ndërkombëtare”, është shprehur Presidenti Thaçi gjatë takimit.

Ai ka thënë se Kosova po e ndërton në mënyrë dinjitoze identitetin e suksesit kosovar, prandaj si President i Republikës së Kosovës, ka nderin dhe kënaqësinë që për kontributin e veçantë t’i ndajë këtë medalje Dua Lipës për suksesin e saj.

Në anën tjetër, këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, është shprehur e lumtur dhe krenare me mundësitë për të promovuar vendin e saj.

“Jam shumë e lumtur dhe krenare që mundem të prezantojë vendin tim dhe që mundem të vi, të bëj një koncert kësisoj. Është pak e papërshkrueshme, veçse jam shumë shumë e lumtur”, është shprehur këngëtarja Dua Lipa.

Thaçi tha se viti 2016 ishte vit i Kosovës, vit i Duas, vit i Majlindës, i Ritës dhe i të gjithë atyre futbollistëve kosovarë gjithandej nëpër botë.

Dua Lipa “ndez” Prishtinën: Krenare që jam shqiptare |VIDEO