Transmetuar më 08-08-2016, 10:21

Tiranë, 8 gusht 2016, NOA.al- Presidenti Bujar Nishani ka ngushëlluar Presidentin e Maqedonisë Gjorge Ivanov, për viktimat, të lënduarit dhe dëmet e shkaktuara nga shtrëngatat dhe përmbytjet në Maqedoni.

Ai uron kapërcimin sa më të shpejtë të kësaj emergjence natyrore dhe kthimin sa më parë në normalitet të jetës së qytetarëve të Shkupit e të gjithë Maqedonisë

Mesazhi i Kreut të Shtetit

“I nderuar Zoti President,

Po i ndjek me shumë shqetësim lajmet për viktimat, të lënduarit dhe dëmet e pallogaritshme materiale nga përmbytjet e shkaktuara mbrëmë në disa prej lagjeve dhe fshatrave të Shkupit, prej shtrëngatave dhe shirave të rrëmbyer.

Me hidhërim të thellë u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave dhe të përmbyturve, Juve, qytetarëve të Shkupit e të gjithë Maqedonisë, si dhe ju siguroj se në këto momente të vështira unë dhe populli shqiptar jemi krah jush dhe Qeverisë së Maqedonisë. Uroj kapërcimin sa më të shpejtë të kësaj emergjence natyrore dhe kthimin sa më parë në normalitet të jetës së qytetarëve të Shkupit e të gjithë Maqedonisë!”/a.y/noa.al

Përmbytjet në Maqedoni, Nishani ngushëllon Ivanov për viktimat

Reshjet në Maqedoni. Rama: Gati për të ndihmuar vëllezërit, motrat dhe fqinjët tanë

Përmbytjet në Maqedoni. Rritet në 22 numri i viktimave, shumica e tyre shqiptarë