Transmetuar më 02-08-2016, 19:18
Për shumë pushues është shumë e rëndësishme që pushimet të ngelen të paharrueshme dhe me detaje të veçanta që qëndrojnë gjatë në memorie.

Zgjedhjet mund të jenë të shumta si ndonjë dhomë speciale në ndonjë hotel qiellgërvishtës, një shtëpi në pemë në mes të asgjëje, e madje edhe ndonjë dhomë nën sipërfaqen e detit.

Në një kohë kur turistët e sotëm kërkojnë ide speciale për ndonjë foto për Instagram apo Facebook, aq më unik të jetë vendi, aq më shumë ka turistë.

Agjencia e udhëtimeve në Londër, Exsus, rendit këto vende për t’u vizituar nga pushuesit.

Hotel turistik me dhoma nënujore në ishullin Pemba, tjetri me dhoma të ngjitura në maje të shkëmbit, e një tjetër në mes të pyllit, më poshtë shikoni këto vende mahnitëse.