Transmetuar më 02-08-2016, 01:06
Është publikuar një video e përgatitur nga Komiteti Olimpik i Kosovës për pjesëmarrjen e parë si shtet në Lojërat Olimpike “Rio 2016”.

Video e cila zgjatë mbi një minutë dhe e shikoni më poshtë, tregon ekipin që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike në Rio të Brazilit.

Kosova në “Rio 2016” përfaqësohet nga tetë sportisë.

Kosova në xhudo do të përfaqësohet nga Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova.

Musa Hajdari e Vijona Kryeziu do të garojnë në atletikë, Lum Zhavelli e Rita Zeqiri në not, Qëndrim Guri në çiklizëm e Urata Rama në shenjëtari.