Transmetuar më 01-08-2016, 10:14

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka takuar në Mynih familjarët e Dijamant Zabërgjës i vrarë në sulmin terrorist që ndodhi më 22 korrik në këtë qytet.

Merkel ishte në homazhet dhe meshën që u mbajt për nder të viktimave të këtij sulmi ku humbën jetën nëntë persona. Në mesin e të vrarëve ishte edhe Dijamant Zabërgja, Armela Segashi dhe Sabina Sulaj, të tre nga Kosova.

Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e Dijamntit të cilët kanë publikuar fotografinë në rrjetin social Facebook, ndërkohë pranë Merkel është babi i djalit dhe motra e tij.

Dijamant Zabërgja dhe Armela Segashi janë varrosur në vendlindjet e tyre në Ropicë të Vushtrrisë, përkatësisht në Podujevë.

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë