Transmetuar më 29-07-2016, 05:15
Deputetët në Shkup, kanë miratuar ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve të për të cilat është arritur marrëveshja nga ana e përfaqësuesve të katër partive kryesore politike, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos.

Mbrëmjen e së enjtes, deputetët e Maqedonisë votuan me procedurë të shpejtuar ligjin për Mandatin e Qeverisë së Maqedonisë, ligjin për media, ligjin për procedurë penale dhe Kodin Zgjedhor.

Me miratimin e pesë ligjeve të dala nga Marrëveshja e 20 korrikut krijohen kushtet që partitë politike më 31 gusht të diskutojnë për caktimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, përmes së cilave synohet ti jepet fund krizës politike në Maqedoni.

Detajet e plota

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në kuadër të seancës së 113-të e konstatoi nevojën për bartjen e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për punë të brendshme, të Ligjit për shërbime mediale audio dhe audiovizuele, të Ligjit për procedurë penale, të Kodit zgjedhor dhe të Ligjit për Qeveri, të gjitha me procedurë të shkurtuar.

Ndryshimet dhe plotësimet e këtyre ligjeve u dakorduan nga ana e përfaqësuesve të partive politike nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinës në drejtim të përgatitjes së mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe dalje nga kriza politike.

Ligjet barten me procedurë të shkurtuar dhe pritet ato të votohen gjatë ditës së nesërme. Propozuesit e tyre në Kuvend janë deputetët e BDI-së Artan Grubi, i PDSH-së Bekim Fazliu, koordinuesit e grupeve të deputetëve të VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski dhe Goran Sugareski nga LSDM-ja.

Dimovski nga VMRO-DPMNE-ja tha se tani më një kohë të gjatë në opinion flitet dhe dihet për këto ligje dhe se deputetët propozojnë që ato të sillen, raporton MIA.

Me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për punë të brendshme, siç qëndron në tekstin e ligjin, propozohet që organizata dhe puna e Ministrisë të konfirmohet me Dekret të sjellë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë. Me ligjin e propozuar propozohet zbatimi i shtyrë i vendimeve të propozuara normative nga 01.01.2017, në pajtim me marrëveshjen e arritur politike.

Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për shërbime mediale audio dhe audiovizuele parashikojnë që RTVM-ja në Republikën e Maqedonisë të sigurojë të paktën një servis të programit televiziv në gjuhën maqedonase dhe një servis të programit televiziv në gjuhën që e flasin të paktën 20 për qind e qytetarëve, ndryshe nga gjuha maqedonase, të cilët do të emetojnë program 24 orë çdo ditë në javë, si dhe servis të programit televiziv i cili do të emetojë program në gjuhët e komuniteteve tjera të pakicës në Republikën e Maqedonisë. Gjithashtu një pjesë e ndryshimeve parashikojnë harmonizim me Ligjin për kundërvajtje.

Me ndryshimet e Kodit penal parashikohet zvogëlim i gjobave që do të shqiptohen për kundërvajtje për radiodifuzerët, mediat e shtypit dhe mediat elektronike (internet portalet). Me nenin 7 propozohet dhënie e dhjetë neneve të reja pas nenit 196-b, me të cilat mes tjerash rregullohet se: rregullat për prezantim medial do të zbatohen 100 ditë para ditës së mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme për deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, të cilat do të mbahen në vitin 2016, propozohet formim i Komisionit të përkohshëm për ndjekje të prezantimeve mediale në kuadër të Agjencisë për shërbime mediale audio dhe audiovizuele e cila do të kryejë monitorim të zbatimit të dispozitave nga ky kod, formimi i këtij komisioni të përkohshëm, përbërja e tij dhe kompetencat, liria e shprehjes së mendimit të mesave gjegjësisht gazetar pa u sanksionuar me këtë rast, shqiptim i sanksionit kundërvajtës, paralajmërim, përderisa kundërvajtja është bërë për herë të parë, rregullohet se në propozim të partisë politike në opozitë me numër më të madh të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ndërsa pas konsultimit paraprak me dy partitë politike në pushtet me numër më të madh të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe partisë politike në opozitë me numër të dy më të madhe në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, nga radha e ekspertëve nga sfera emërohet redaktor i programit informativ i Servisit publik radiodifuziv dhe se redaktori e merr funksionin 100 ditë para ditës së mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen në vitin 2016.

Gjithashtu risaktësim dhe Ligji për procedurë penale në lidhje me nëpunësit policorë në shërbim të prokurorit publik.

Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Qeveri parashikojnë, siç theksohet, për shkak të organizimi tët zgjedhjeve të parakohshme për deputetët në Kuvend të cilat do të mbahen në vitin 2016, Kuvendi në propozim të kryetarit të Qeverisë, 100 ditë pas ditës së mbajtjes së zgjedhjeve për deputetë të zgjedhë ministra të Punëve të Brendshme dhe të Punës dhe Politikës Sociale, në propozim të opozitës me mandat i cili zgjatë deri në ditën e shpalljes së rezultateve përfundimtare nga Komisioni shtetëror zgjedhor, pas çka mandati iu ndërpritet sipas fuqisë së ligjit.

Gjithashtu parashikohet që ministri i Punëve të Brendshme të mund të kryejë më së shumti 15 shkarkime ose sistemime, në vend më të ulët dhe më lartë të bartësve të pozitave udhëheqëse në Ministri, në pajtim me ligjin. MPB-ja mund të kryejë edhe sistemime horizontale të të punësuarve të cilët janë në propozim të tij në numrin deri në 10 për qind nga numri i sistemimeve horizontale të bazuara në mesataren e këtyre sistemimeve në vitin 2013 dhe 2014.

Mandati i zëvendësministrit plotësues zgjatë nga dita e zgjedhjes së tij deri në ditën e shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KSHZ-ja për zbatimin e zgjedhjeve të parakohshme për deputetët në Kuvend të cilat do të mbahen në vitin 2016 pas çka mandati i ndërpritet pas fuqisë në ligjit.

Pas përfundimit të funksionit të ministrave të Punëve të Brendshme dhe të Punës dhe Politikës Sociale, zëvendësministrat e marrin kompetencën gjegjësisht e kryejnë funksionin e ministrit të Punëve të Brendshme gjegjësisht të Punës dhe Politikës Sociale.

Në seancën kuvendore u konstatua edhe nevoja për barten e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për noterinë dhe Ligjin për ekzekutim, me procedurë të shkurtuar. parashihet shtyrje e zbatimit të tyre dhe në vend që të fillojë të zbatohet pas katër muajve nga dita e hyrjes së tij në fuqi, ai të fillojë të zbatohet nga 1 janari i vitit 2017.

Kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski, vazhdimin e kësaj seance e caktoi për sot në orën 18:30, pas përfundimit të seancës për pyetje të deputetëve, por edhe shtyrjen e komisioneve amë ku duhet të shqyrtohen edhe amendamentet e votuara eventuale sipas ligjeve.