Transmetuar më 23-07-2016, 12:13
I ati i Dijamant Zabërgjasë, të riut nga Kosova që humbi jetën pas sulmit të ndodhur të premten në Mynih, ka shkuar në vendin ku u ekzekutua i biri.

Ai është fotografuar me lule në duar, ndërsa mbante dhe fotografinë e të birit.

Pamjet e tij po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale, për shkak të trishtimit që përcjellin.

Në sulmin me armë në Mynih, gjetën vdekjen tre të rinj nga Kosova, Sabina Sulaj, Armela Segashi dhe Diamant Zabërgja./a.y/noa.al