Transmetuar më 21-07-2016, 13:38
Riviera shqiptare gjithmonë është vlerësuar nga gazetat më prestigjioze për bukuritë e saj natyrore. Së fundmi Lonely Planet ka vlerësuar Palasën si plazhin e parë më të bukur në Shqipëri.

Cilësuar vazhdimisht si Parajsa e pazbuluar e Mesdheut, me një kombinim ideal mes të kaltrës, blusë dhe të gjelbrës, Palasa sugjerohet si vendi ideal për t’u vizituar.

Vitet e fundit është vënë re një rritje e numrit të vizitorëve sidomos në jug, në Rivierë. Na vjen keq të pranojmë që përpos dëshirës së madhe të turistëve të huaj për të kaluar pushimet në Shqipëri, ne nuk kemi kapacitet akomodues dhe standard në turizëm.

Gjendja me të cilën përballesh në çdo zonë në jug, të bën të kuptosh që mungon koncepti turizmit, menaxhimit dhe shërbimit. E në këto kushte mungese, vëmendjen tonë e tërheq Resorti i ri i cili po përflitet gjithnjë e më shumë.

Green Coast Luxury Resort”, i cili po ndërtohet në Palasë, nga grupi Balfin, vjen i prezantuar ndryshe.

Duke kombinuar banimin nëpërmjet shitjes së apartamenteve dhe vilave, me turizmin nëpërmjet shërbimeve dhe hotelerisë, i kushtohet fokus i veçantë mbrojtjes së mjedisit dhe infrastrukturës moderne, gjë e cila ndodh rrallë në ndërtimet në Shqipëri.

Balfin Group në bashkëpunim me Bankën Botërore, po projektojnë dhe ndërtojnë impiantin e filtrimit dhe pastrimit të ujërave të zeza për të gjithë zonën e Palasës.

Përveçse kanë zgjedhur një vend strategjik siç është Palasa duke e zbuluar vlerën e këtij vendi, po bëhen promotor të turizmit dhe kulturës së Rivierës, duke zhvilluar aktivitete dhe duke promovuar zonën, në bashkëpunim me institucione të ndryshme në nivel lokal dhe qendror.

Organizimi i guidave turistike sjell një mentalitet ndryshe për argëtimin. Më në fund mund të largohemi nga shkuma-party dhe të shijojmë aventurat me parashutë, kanoe, ngjitje dhe ekskursione në mal, zhytje etj. Jugu ka vende të mrekullueshme dhe duhet t’i eksplorojmë.

Çfarë tjetër tërheq vëmendjen tonë dhe na bën të mendojmë për standardin e ofruar, është pikërisht trajtimi që i bëhet shërbimeve. Interesant është fakti që kanë zonuar shërbimet, duke i ndare në: shërbime pranë Shëtitores, i cili është një projekt më vete ku ndërtohen pikërisht bar- restorante, water park, sport-bar, etj. Nëpërmjet këtyre shërbimeve bëjnë menaxhimin e plazhit dhe ruajtjen e tij.

Hoteli në standard 5 yje dhe me shumë gjasa një brand i mirënjohur ofron wellness center, qendër tregtare, bar- restorante, pishinë dimërore dhe verore, fusha sportive. Nëpërmjet strukturës së hotelit Green Coast mban hapur Resortin duke zgjatur sezonin turistik për 12 muaj të vitit ndryshe nga çfarë jemi mësuar të kemi, sezon vetëm në 2 muaj.

Resorti në vetvete është një mini qytet dhe domosdoshmërisht përmban të gjitha shërbimet e nevojshme si farmaci, qendër shëndetësore, supermarket etj. Si rrallë herë dëgjojmë për disa koncepte të reja menaxhimi si renting programe, property share, shërbimi butler, të cilat synojnë menaxhimin e pronës, shërbimin e personalizuar dhe rritjen e vlerës së investimit.

Green Coast në mënyrë shumë të zgjuar ka kuptuar filozofinë dhe kërkesën e tregut të huaj. Më në fund në Shqipëri po ndërtohet standard dhe nuk kemi nevojë që çdo fundjave të vrapojmë drejt vendeve të tjera.

Një Resort me standard Europian po pritet të ndërtohet dhe ne na mbetet vetëm të përgëzojmë që së fundmi do kemi një vend ideal jo vetëm për pushimet tona por dhe për të gjithë miqtë europianë.