Transmetuar më 20-07-2016, 19:20

Është arritur marrëveshje mes katër partive politike në Maqedoni, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës.

Njëqind ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, është vendosur të ketë qeveri teknike dhe njëkohësisht do të tërhiqet ligji i ri për Ministrinë e Brendshme.

Arritja e marrëveshjes u konfirmua edhe pas përfundimit të takimit në Klubin e Deputetëve nga përfaqësuesi i VMRO-së, Nikolla Todorov.

Ende nuk është përcaktuar data e saktë e zgjedhjeve, por Todorov tha se do të bisedojnë sërish që këtë herë data që do të përcaktohet, të jetë përfundimtare./b.s/noa.al/