Transmetuar më 17-07-2016, 17:53

Pothuajse të gjithë e pëlqejnë shalqirin, sidomos në ditët e nxehta të verës.

Pavarësisht shijes, ai ka dhe shumë cilësi të mira, të cilat ndihmojnë shumë shëndetin e njeriut.

Shalqiri mban trupin të hidratuar dhe pastron të gjitha mbetjet toksike.

Megjithatë, edhe lëvoret e tij na japin përfitime të shumta shëndetësore.

Ato janë të pasura me vitamina A, C dhe B6, magnez, kalium dhe zink.

Për më tepër, është vërtetuar se 95% e vlerës ushqyese të shalqirit, gjendet në lëkurën e tij.

Lëkura e shalqirit ndihmon gjithashtu në humbjen e peshës, rregullon qarkullimin dhe trysninë e gjakut, është e mirë për sistemin urinar dhe parandalon kancerin.

Lëkurën mund ta përdorni si përbërës shtesë në sallata ose gjellë të ndryshme./b.s/noa.al/