Transmetuar më 13-07-2016, 09:40

Ceremonia e lumturimit të 38 martirëve shqiptarë të Kishës Katolike të Shqipërisë‎, të cilët u arrestuan, u torturuan dhe u ekzekutuan gjatë regjimit komunist, do të mbahet më 5 nëntor në Shkodër.

Kreu i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, Imzot Angelo Massafra informon se Papa Françesku ka dërguar përmes Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit, se data e kremtimit do të jetë më 5 nëntor 2016 dhe se vendi i kremtimit do të jetë sheshi i Katedralës së Shën Shtjefnit, Shkodër.

Me dekretin që Papa Françesku firmosi me 26 prill 2016 u dekretua se martirët shqiptarë mund të shpallen të Lumë.

Riti i lumturimit do të udhëhiqet nga prefekti per çështjen e shenjtërve, eminenca e tij Kardinal Angelo Amato./a.y/noa.al