Transmetuar më 10-07-2016, 12:43

Nga e marta 5 korrik në ora 20:00 dhe në ditët në vazhdim, vetëm në platformën Gjirafa transmetohet online projekti më i ri i Stupcave, Vera 2016.

Lajmin është konfirmuar nga Gjirafa Inc. dhe Stupcat Group, të cilët thanë që përmes këtij bashkëpunimi afrohet edhe më shumë komuniteti artistik me audiencën online, ku shtrirja, shikueshmëria dhe mundësitë promovuese janë shumë më të mëdha pasi shikuesve u mundësohet të shikojnë materialet sa herë që ata të duan.