Transmetuar më 05-07-2016, 11:33

Tiranë, 5 korrik 2016, NOA.al- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Ai tha se sakrifica e madhe për agjëruesit me ditë të gjata dhe të nxehta gjatë muajit të Ramazanit, do të vijë si bekim.

Por për kreun e PD, këto janë ditë të vështira për mijëra familje, ditë të pasigurisë dhe varfërisë, ndërsa shtoi se festa e sotme është një simbol shprese dhe besimi.

Ai përmendi disa vargje të Kuranit duke thënë:

“Në mesditë kur shndrit dielli

e natën kur errësira bie

Zoti yt nuk të ka braktisur

as zemëruar me ty nuk është.

E patjetër çfarë po vjen

më e mirë është se çfarë po shkon

e Zoti bujar do të jetë me ty e ti i kënaqur”../a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë