Transmetuar më 04-07-2016, 12:15

Vdekja tragjike e 4- vjeçarit Almir Aliu në Kumanovë të Maqedonisë ka shokuar shumë njerëz, për shkak të mënyrës se si ndodhi. Vogëlushi u përplas me makinë qëllimisht nga një maqedonas, teksa ndodhej me prindërit e tij.

Në videon që gjeni më poshtë shihen momentet e përplasjes tragjike, teksa Almiri i vogël ndodhet nën shoqërinë e prindërve kur përplaset pas muri.

Persona të pranishëm në vendin e ngjarjes i kundërvihen autorit të dyshuar, ndërsa babai i të miturit shihet duke marrë në krahë djalin e përgjakur.

Vogëlushi u përcoll në banesën e fundit pasditen e së shtunës, një javë pasi qëndroi në koma. I dyshuari për ngjarjen maqedonasi Boban Ilic, u arrestua dhe ndaj tij është vendosur masa e sigurisë me 30 ditë burg.

Gjithë ngjarja ndodhi pas një konflikti verbal mes babait të viktimës shqiptarit të Maqedonisë Sedat Aliu dhe të dyshuarit, teksa babai i Almirit ishte me të shoqen dhe djalin në radhë në qendrën shëndetësore në Kumanovë.

Debati për radhën ka bërë që Ilic të priste në dalje Sedat Aliun, gruan dhe fëmijën e tij dhe t’i përplaste me makinë.

Si pasojë e përplasjes mbetën të plagosur të tre familjarit, por vogëlushi 4- vjeçar ndërroi jetë pas një jave, si pasojë plagëve të marra.

Rasti i vogëlushit bëri bujë në Maqedoni, ndërsa u komentua dhe si krim me motive etnike./a.y/noa.al

Vdekja e të miturit në Kumanovë, kush është i dyshuari për ngjarjen

Përcillet në banesën e fundit, i mituri shqiptar që u përplas për vdekje në Kumanovë

Shtyp me makinë familjen shqiptare pas një sherri, vdes 4-vjeçari

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë