Transmetuar më 03-07-2016, 12:06

Vdekja e 4- vjeçarit nga Kumanova Almir Aliu, tronditi gjerësisht opinionin publik. Si i dyshuar për krimin, është maqedonasi Ilic Boban, i arrestuar tashmë nga policia.

Personi që shihni në foton e dytë përplasi me makinë vogëlushin dhe prindërit e tij, pas një debati që kishte pasur me babanë e viktimës, duke çuar në një hakmarrje tragjike, që i kushtoi disa ditë koma të miturit dhe më pas vdekjen.

Funerali i të miturit shqiptar u mbajt pasditen e djeshme në varrezat e qytetit në Kumanovë, pas faljes së namazit të në Xhaminë “Sinan Tartar Pasha”.

Mësohet se gjithë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti verbal mes babait të viktimës Sedat Aliu dhe të dyshuarit Ilic, teksa babai i Almirit ishte me të shoqen dhe djalin në radhë në qendrën shëndetësore në Kumanovë.

Debati për radhën ka bërë që Ilic të priste në dalje Sedat Aliun, gruan dhe fëmijën e tij dhe t’i përplaste me makinë.

Si pasojë e përplasjes mbetën të plagosur të tre familjarit, por vogëlushi 4- vjeçar ndërroi jetë si pasojë plagëve të marra.

Rasti i vogëlushit bëri bujë në Maqedoni, ndërsa u komentua dhe si krim me motive etnike./a.y/noa.al

Përcillet në banesën e fundit, i mituri shqiptar që u përplas për vdekje në Kumanovë

Shtyp me makinë familjen shqiptare pas një sherri, vdes 4-vjeçari