Transmetuar më 03-07-2016, 09:56

Almir Aliu, vogëlushi 4- vjeçar nga Maqedonia i cili gjeti vdekjen një ditë më parë, pasi u përplas me makinë teksa ishte me prindërit e tij, është përcjellë në banesën e fundit.

Vogëlushi gjeti vdekjen një javë pas qëndrimit në spital, ndërsa u godit prej një konflikti mes të atit dhe të dyshuarit maqedonas Boban Ilic.

Funerali i të miturit shqiptar u mbajt në varrezat e qytetit në Kumanovë, pas faljes së namazit të në Xhaminë “Sinan Tartar Pasha”.

Mësohet se gjithë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti verbal mes babait të viktimës Sedat Aliu dhe të dyshuarit Ilic të shtunën e kaluar, teksa babai i Almirit ishte me të shoqen dhe djalin në radhë në qendrën shëndetësore në Kumanovë.

Debati për radhën ka bërë që Ilic të priste në dalje Sedat Aliun, gruan dhe fëmijën e tij dhe t’i përplaste me makinë.

Si pasojë e përplasjes mbetën të plagosur të tre familjarit, por vogëlushi 4- vjeçar ndërroi jetë pas një jave. si pasojë plagëve të marra.

Rasti i vogëlushit bëri bujë në Maqedoni, ndërsa u komentua dhe si krim me motive etnike./a.y/noa.al