Transmetuar më 28-06-2016, 21:24
Kosova do të nisë për herë të parë një edicion kualifikues si anëtare me të drejta të plota në UEFA dhe FIFA dhe stadiumi pritës i këtij ekipi do të jetë “Loro Boriçi” në Shkodër.

Lajmi njoftohet nga zyrtarë të lartë të institucionit të futbollit në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Ndeshjen e parë me Kroacinë do të luhet më gjashtë tetor në Shkodër stadiumin “Loro Boriç”, i cili është në përfundim të rikonstruksionit.

Kjo do të jetë hera e parë për Kosovën që merr pjesë në eliminatoret e botërorit.