Transmetuar më 12-06-2016, 07:19

Pritja e një dite të ngarkuar përpara bën që mëngjesi të mos nisë me shumë humor. Por për gjithë ata që duan të jenë sa më energjik, duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje ushqimit të tyre.

Pikë së pari pirja e sa më shumë uji në zgjim, ju ndihmon fare mirë, për shkak të dehidratimit gjatë procesit të gjumit natën.

Veza është një ushqim shumë i mirë, për në mëngjes për shkak të përmbajtjes së proteinave, por edhe sepse përforcon memorien.

Për vaktin e drekës këshillohen gjellëra me lugë, mundësisht supë dhe gjellë me perime.

Ndërmjet vakteve mund të konsumoni fruta të thata, pasi stimulojnë ndjesinë e ngopjes dhe ju japin më shumë energji. Edhe peshku që përmban omega-3, si salmoni është shumë i mirë./a.y/noa.al