Transmetuar më 15-05-2016, 15:27
Kompania e cila merret me modifikimin e makinave, ABT, përsëri është marrë me modifikimin e modelit të Audi S8 Plus.

Modeli nga fabrika e ka motorin 4.0-litër TFSI V8, me kapacitet prej 605 kuaj fuqi, ndërsa versioni i ABT-së ka kapacitet prej 705 kuaj fuqi.

Ky motor bën që makina shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për vetëm 3,5 sekonda dhe atë maksimale deri në 320 km/h./noa.al/