Transmetuar më 27-04-2016, 13:00

Deputetja shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë, Ermira Mehmeti ka folur sot në konferencën rajonale të grave parlamentare e cila po mbahet në Tiranë, lidhur me publikimin e një përgjimi të një bisede të nxehtë, e cila pretendohet se është zhvilluar mes saj dhe zëvendëskryeministrit Musa Xhaferi.

Deputetja e BDI, deklaroi se përgjimi ka qenë i montuar, ndërsa shtoi se skandali i përhapur i ka shkatërruar jetën 15- vjeçare politike, ku nuk kurseu as lotët.

Ajo tha se ka guxuar të flasë hapur publikisht dhe me zë të lartë për nevojën për demokraci të brendshme dhe në fund thotë se pagoi një çmim jo të vogël.

“Më vunë në bankën e të akuzuarve, ndërsa askush nuk pyeti se pse ky përgjim përfshiu figurën time, njeriut, femrës, shqiptares, në një shoqëri ku shqiptarët nuk përbëjnë shumicën në institucione, të jetë pikërisht ajo që ka shkelur moralin e saj dhe të ketë një lidhje të inskeinuar me një ministër. Ajo që më ndodhi mua është shumë e rëndë dhe jam ende duke vuajtur traumën. Pas 15 vitesh në politikë  janë goditur moralisht. Një personi publik i rrënohet jeta për 5 minua. Më futën në baltën e të dënuarës. A ja vlen që një zonjë të vazhdojë jetën politike”, u shpreh Mehmeti, duke thënë se është hera e parë që del në një vend publik, pas asaj që ka ndodhur.

Në vijim shtoi se ky duhet të jetë momenti i shpresës për femrat.

Mehmeti deklaroi gjithashtu se është miratuar legjislacioni për parandalimin e dhunës në familje, duke ngritur pikëpyetje se si mund të mbrohen nga ky lloj tranzicioni që tradita e kultura është mbi ligjin, pasi nuk pati ligj që ta mbronte.

“Kur të ndryshojmë këtë raport, mund të jemi bashkërisht më optimiste e më të kënaqura”, tha Mehmeti, mes lotësh./a.y/noa.al Ermira Mehmeti: Përgjimi seksual montazh, më kanë shantazhuar

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]