Transmetuar më 14-04-2016, 18:18

Një shprehje thotë se kur një grua është në timon, mund të krijohen probleme.

Vallë nga kjo shprehje janë nisur menaxherët e një reklame  tregtare në New York, kur kanë krijuar vendparkime të vështira për femrat?

Në video shfaqet një femër që i kërkon disa punonjësve të rrugës të largojnë makinën e tyre sepse do të parkonte.

Sjellja indiferente e tyre se kjo vajzë nuk mund të parkojë në atë vend u “ndëshkua” me plot besim nga shoferja.

Për më tepër ndiqni videon dhe reflektoni nëse janë femrat më të mira në timon apo meshkujt?!