Transmetuar më 14-04-2016, 07:32

Shkup, 14 prill 2016, NOA.al- Protestues të shumtë të revoltuar sulmuan zyrën e Presidentit maqedonas, Gjorgje Ivanov që gjendet në pjesën qendrore të kryeqytetit.

Protestat kulmuan ditën e djeshme në sheshet e Shkupit, kundër vendimit të Presidentit për të falur të gjithë politikanët e akuzuar për manipulime zgjedhore dhe vepra të tjera penale.

Protesta nisi rreth orës 18:00 të pasdites së të mërkurës, para Prokurorisë Speciale duke vijuar më pas te zyra e Presidentit Ivanov, ku u shkaktuan dëme nga goditjet.

Sipas informacioneve të para nga MPB gjatë protestave janë arrestuar 12 persona ndërsa një është lënduar./a.y/noa.al