Transmetuar më 12-04-2016, 19:03

Maqedoni, 12 prill 2016, NOA.al – Presidenti i Maqedonisë, George Ivanov, në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp ka informuar se ka amnistuar politikanët më të lartë të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së të cilët kanë qenë nën hetim për akuza të ndryshme.

Ivanov ka amnistuar nga veprat penale ish-shefin e policisë sekrete, Sasho Mijallkov; ish-ministren Gordana Jankullovska; kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev; dhe ish-ministrin e Brendshëm në vitin 2001, Ljube Boshkovski.

Në këtë listë amnistie gjendet edhe ish-ministri i Transportit, Mile Janakievski. Kjo falje publike nga ana e Presidentit Gjorge Ivanov, ka shkaktuar reagime të shumta në Maqedoni, veçanërisht tek shqiptarët, nga të cilët nuk është falur askush.

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]