Transmetuar më 07-04-2016, 09:28

Kur është fjala për konceptet e krijimit të makinave, prodhuesit dëshirojnë të bëhen sa më kreativë. Toyota është bashkuar me kompaninë e drurit në Tokyo “Sumitomo Forestry”, për të krijuar veturën e parë e cila përbëhet nga druri.

Kompania japoneze ka bërë zgjedhjen e drurit ngaqë me kohë druri lakohet dhe errësohet, kështu duke simbolizuar kalimin e kohës.

Edhe pse vetura mund të lëvizë, drejtimi i saj nuk është i ligjshëm pasi është prej druri.