Transmetuar më 03-04-2016, 12:13

Kompania e njohur që merret me modifikimin e veturave, G-Power, është në kërkim e sipër që të bëjë secilin katër-dyersh të BMW-së në një super veturë super të shpejtë.

Pra, pasi ka prezantuar modelin M3 me 600 kuaj fuqi, tani kjo kompani sjellë edhe modelin e ri të modifikuar G-Power BMW M6 Gran Coupe i cili është me kapacitet prej 740 kuaj fuqi.

G-Power BMW M6 Gran Coupe me 740 kuaj fuqi është një nga veturat më sportive dhe më e shpejtë nga lloji i vetë në botë, me një shpejtësi maksimale prej 325 kilometra në orë, ndërsa shpejtësinë nga 0 deri në 200 km/h e arrin për 10.5 sekonda. Ndërkaq nga shpejtësia nga 0 deri në 100 km/h ishte shumë e vogël, kështu që nuk është matur fare.

Ky BMW M6 i modifikuar nga G-Power përfshinë softuerin B-Tronik 2 V3, sistemin e shkarkimit të gazrave nga titani me katër tuba sportive, si dhe set të rrotave Hurrican RR prej alumini me diametër prej 21-inç e me goma 255/30ZR21 dhe 295/25ZR21.