Transmetuar më 29-03-2016, 19:45
Në qoftë se ju jeni duke planifikuar një udhëtim aventurier në 2016, ju nuk do të gjeni destinacione më të mira se këto 10 vende të listuara këtu.

“Nëse ju jeni një i dashuruar pas natyrës, tifoz i historisë, ushqimit apo thjesht do të donit të vizitoni plazhe apo klube, ka diçka këtu për çdo udhëtar. Së pari ndaloni në Shqipëri”.

Kështu e nis artikullin "Gazette Review" e cila rendit 10 vende në listën e saj të destinacioneve më të mira ku në vendin e parë është Shqipëria. Ju nuk të gjeni Shqipërinë, vijon artikulli, në krye të listës së destinacioneve turistike.

Turmat kanë tendencë të mblidhen në Greqi apo Kroacinë e bukur, por Shqipëria, një vend i vogël ofron aventurat e vetë unike. Në Shqipëri, ju do të njiheni me kulturën dhe zakonet  mikse.

Eksploroni historinë interesante të Butrintit, një vend i Trashëgimisë Botërore të Unesco-s. Shëtisni plazhet dhe pini një pije. Vështroni në horizont detin Jon. Udhëtimi nëpër horizontet e maleve të lë pa frymë, zbuloni rrënojat nga Perandoria Osmane dhe eksploroni këtë perlë para se grupet turistike të fillojnë të vijnë.