Transmetuar më 25-03-2016, 12:21

Mercedes-Benz prezantoi në New York International Auto Show njërin nga dy variantet AMG të planifikuara për gjeneratën e pestë të modelit E-Class.

Mercedes-AMG E43 4Matic vjen me motor me benzinë dhe turbo të dyfishtë 3.0-litër V6 i cili prodhon 396KF. Përshpejtimin nga 0-100km/h e arrin për 4.6 sekonda dhe shpejtësi maksimale prej 250km/h.

Shpenzimet e kombinuara të karburantit sillen rreth 7 litra për 100km.