Transmetuar më 22-03-2016, 07:24

‘Peel P50’, makina më e vogël në botë ka dalë në shitje në ankandin e organizuar nga ‘Sotheby’s’ në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

E prodhuar në vitin 1964, ‘Peel P50’ është dizenjuar për të mbajtur brenda vetëm drejtuesin e saj. Ajo shitet në ankand 176 mijë dollarë.

Ajo është e pajisur me tre rrota, një sedilje dhe pa bagazh. Makina vihet në lëvizje nga një motor me një cilindër, është e gjatë 1.34 metra, 99 cm e gjerë dhe 1.2 metra e lartë.

Pesha e saj nuk është e madhe pasi ka një kabinë me material të lehtë, kurse shpejtësia maksimale është 60 km/orë.

Makina i përket muzeut të makina të vogla ‘Bruce Weiner’ dhe është në qarkullim së bashku me 25 të tjera në të gjithë botën. Pra, bëhet fjalë për një send të rrallë.