Transmetuar më 14-03-2016, 14:25

Maqedoni, 14 mars 2016, NOA.al – Në përpjekje për të kaluar Lumin e Thatë në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë, (me gjasë Vardarin), janë mbytur tre refugjatë, gjatë mëngjesit të sotëm.

Bëhet fjalë për dy burra dhe një grua, ndërsa 23 refugjatë të tjerë janë shpëtuar falë forcave të shpëtimit.

Rrjedha e lumit ka kaluar argjinaturat, kjo edhe falë reshjeve të shumta gjatë ditëve të fundit, ndërsa pranë tyre ndodhen 12.000 refugjatë që shpresojnë për hapjen e kufirit.

Kjo ka ndikuar në ashpërsimit e kushteve të tyre, duke rritur mundësitë e fillimit të ndonjë sëmundje epidemike. Nuk dihen arsyet se pse tentuan të kalojnë refugjatët kufirin.