Transmetuar më 23-02-2016, 19:26

Maqedoni, 23 shkurt 2016, NOA.al – Partia shqiptare në opozitë, PDSH nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare nëse zgjedhjet mbahen më 24 prill. Kështu ka bërë të ditur kryetari i PDSH-së, Menduh Thaci pas takimit që pati me tre eurodeputetët nga Bashkimi Evropian.

Thaçi ka deklaruar se nëse mbahen zgjedhjet më 24 prill, atëherë PDSH-ja nuk do të marr pjesë dhe ti bojkotoj ata. “Nëse mbahen zgjedhjet e 24 prillit, do të mbahen pa PDSH-në. Për fat të keq edhe këtë herë u dëshmua skepticizmi im për tre partitë në pushtet, se nuk janë serioz në mënyrë të mjaftueshme. Shumë shqiptar mendojnë se heqim dorë, por patjetër të bëhen lëshime për të mirën e shtetit”, ka deklaruar pas takimit kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Partia e Thaçit është duke i dhënë mbështetje partisë së Ahmetit në iniciativën për të ndryshuar vendimin e shpërbërjes së Parlamentit për mbajtjen e zgjedhjeve. Njëzet e shtatë deputetët shqiptar në Parlament nga radhët e BDI-së dhe PDSH-së e kanë nënshkruar iniciativën.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi pas takimit me euro-deputetët tha se Maqedonia është në një fazë kritike dhe se këto momente janë vendimtare për ardhmërinë e Maqedonisë dhe qytetarët të saj si dhe ruajtjen e rrugës integruese të vendit./noa.al/