Transmetuar më 22-02-2016, 15:53

Maqedoni, 22 shkurt 2016, NOA.al – Mijëra refugjatë janë bllokuar pranë Athinës dhe në kufirin verior të Greqisë, pasi Maqedonia ka ndaluar të lejojë afganët që të hyjnë në territorin e saj.

Rreth 5,000 veta ndodhen në kufi dhe 4,000 të tjerë kanë arritur në portin Piraeus. Maqedonia ka thënë se vetëm sirianët dhe irakianët do t’i lejojë brenda. Greqia ka kundërshtuar këtë vendim, por Maqedonia ka thënë se afganët nuk lejohen as nga vendet e tjera.

Javën e kaluar, Austria ka vënë një limit ditor dhe pranon vetëm 80 kërkesa për azil. Edhe pse zyrtarët të Bashkimit Evropian kanë thënë se vendimi i Austrisë nuk është në përputhje me konventat e të drejtave humanitare, vendet e Ballkanit kanë nisur të zbatojnë kufizimet e tyre./noa.al/