Transmetuar më 13-02-2016, 12:25

Kryetari i Bashkisë së Pustecit është lënë i lirë. Edmond Temelko u arrestua ditën e djeshme me akuzën për manipulim zgjedhjesh.

Arrestimi i tij u bë në qytetin Resnjë të Maqedonisë nga autoritetet e atjeshme pasi sipas tyre Temelko kishte transferuar votues nga Shqipëria në Maqedoni në vitin 2012, vit në të cilin u mbajtën zgjedhjet në shtetin fqinj.

Në një intervistë për mediat kreu i Bashkisë së Pustecit shprehet se akuzat e ngritura ndaj tij ishin qesharake. Autoritetet e drejtësisë e kanë lënë të lirë Temelkon për mungesë provash./noa.al/