Transmetuar më 11-02-2016, 18:06

Një burrë ka humbur jetën dhe u gjet i vdekur nga djali i tij i cili mbeti i shokuar nga skena e frikshme.

Ngjarja ka ndodhur dje pasdite në Kërçovë (Maqedoni), ku djali gjeti babanë e pajetë në banesën e tyre në rrugën “Josif Josifovski-Sveshtarot” në afërsi të vendbanimit.

Viktima është Zulfiqar M., 77 vjeç, banor i Kërçovës.

Sikurse raporton korrespondenti i noa.al, bëhet fjalë për një vrasje në grabitje.

Djali i të ndjerit, ka konstatuar se shtëpia ishte plaçkitur pasi dyer dhe dritare ishin thyer nga agresorët.

Hetimet e prokurorisë në Gostivar, flasin për një krim makabarë. Autorët pasi kanë kërkuar në të gjithë shtëpinë, i janë vërsulur të moshuarit duke e masakruar derisa i morën jetën.

Policia lokale thotë se ende nuk ka të dhëna që të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorëve të krimit të rëndë. /a.b/noa.al/