Transmetuar më 19-01-2016, 08:40

Parlamenti i Maqedonisë miratoi mbrëmë vonë me 72 vota pro dhe 9 abstenime qeverinë e re teknike të Maqedonisë, e cila do udhëhiqet nga kryeministri Emil Dimitriev.

“Republika e Maqedonisë është në një moment të rëndësishëm dhe para një sfidë të madhe. Tensionet ti zëvendësojmë me harmoni ndërsa konfliktin me bashkëpunim.  Të dëshmojmë se ne maqedonasit, shqiptarët, turqit, serbët dhe të tjerët se kemi kapacitet dhe dituri që të përballojmë sfidat drejtë të ardhmes euro-atlantike të vendit tonë”, tha Emil Dimitriev, gjatë fjalimit të tij para deputetëve, sipas të cilit të pranohet roli i Kryeministrit që do ti organizoj zgjedhjet e ardhshme është një sfidë  por edhe përgjegjësi e madhe.

“Qeveria e re që do ta udhëheq do të mënjanoj të gjitha dilemat rreth parregullsive zgjedhore. Qëllimi jonë është zgjedhje të lira dhe demokratike, qëllim që ne do ta realizojmë”, mbështesim dhe inkurajojmë KSHZ-në që të jetë një forcë shtytëse për një proces zgjedhor i cili do na bëj krenar si komb dhe zgjedhje të cilat do të jenë të besueshme për të gjithë”, tha Dimitrhiev.

Dimitriev i bënë thirrje opozitës që të jenë konstruktive dhe të japin kontributin e tyre për zgjedhje të lira dhe demokratike./INA Maqedoni, shpërbëhet Parlamenti Gruevski me vendim të prerë: Zgjedhjet e parakohshme më 24 prill Gruevski jep dorëheqjen, i hap rrugën zgjedhjeve të parakohshme