Transmetuar më 14-01-2016, 09:57

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka paraqitur dorëheqjen. Kështu të paktën janë informacionet jo zyrtare, sipas të cilave, siç shkruan INA, Kryeministri mbrëmë në orët e vona ka deponuar dorëheqjen, e cila do të duhet të bëhet zyrtare të shtunën.

Këto informacione vijnë pas vizitës së kryeministrit në SHBA dhe vizitës së tre euro-deputetëve në Maqedoni.

Sipas Marrëveshjes së Përzhinos, Gruevski duhej të japë dorëheqje më 15 janar. Deri në këto momentet nuk dihet emri i kryeministrit të përkohshëm i cili duhet të zëvendësoj Nikolla Gruevskin.