Transmetuar më 12-01-2016, 14:53

Shkup, 12 janar 2016, NOA.al – Një 29-vjeçare shtatzënë ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në klinikën e Shkupit pas një aksidenti që kishte ndodhur të dielën rreth orës 21:00 në rrugën Strumicë-Dabile.

Mësohet se vajza e saj gjashtëvjeçare e cila gjithashtu është lënduar në aksident është mbajtur për kurim të mëtejshëm në spital, ku raportohet se ndodhet në gjendje stabil, njofton Zhurnal.

Nëna dhe vajza kanë qenë pasagjere, ndërsa drejtuesi i mjetit ka marë vetëm disa lëndime të lehta. Gruaja ka qenë dy muajsh shtatzënë./noa.al/