Transmetuar më 08-01-2016, 16:14

Tetovë, 8 janar 2016, NOA.al – Një 34 vjeçar me inicialet I.A., nga fshati Kopanicë i Tetovës, ka raportuar gjatë ditës së djeshme se është dhunuar dhe rrahur rreth orës 19:00 në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë. Sipas deklaratës së të riut, tre persona njëri prej të cilëve e njihte, e kanë marrë me forcë në automjetin e tyre tip “Golf”, dhe i kanë kërkuar para.

Automjeti ishte drejtuar për në stacionin e trenit të Tetovës, dhe dy personat e panjohur në mënyrë të përsëritur e kanë rrahur me grushta në kokë dhe në trup dhe i kanë marë 100 euro dhe një telefon celular.

Më pasi ai vijon deklaratës se e kanë lënë të lirë pranë një dyqani, ku me një shofer taksie ka shkuar në Kopanicë dhe u ka treguar të afërmeve se ç’ka i ka ndodhur, njofton TetovaSot.

Menjëherë I.A ka kërkuar ndihmë në Spitalin Klinik të Tetovës, ku për shkak të lëndimeve në kokë po mbahet për trajtim të mëtejshëm. Lëndimet e tij janë foto dokumentuar dhe pas hetimeve nga ana e policisë ka rezultuar se i riu ka gënjyer lidhur me historinë e rrahjes dhe se gjithçka e ka shpikur, pasi në një kazino të Tetovës ai ka humbur disa para.

Duke dashur të jetë më i besueshëm dhe për të justifikuar humbjen e parave para familjes ishte goditur vetë  në murin e shtëpisë së tij në Kopanicë dhe më vonë shkoi në spital. Pas hetimit të plotë të rastit, ai do të përballet me kallëzimin e duhur./noa.al/