Transmetuar më 08-01-2016, 08:14

Kryeqyteti maqedonas, Shkupi do të bëhet me shtatoren e heroit kombëtar, Isa Boletini, e cila do të vendoset më 23 janar në sheshin e Sarajit.

Kryetari i Komunës së Sarajit, Bekim Murati ka dhënë lajmin për vendosjen e shtatores së heroit kombëtar, Isa Boletini në këtë pjesë të kryeqytetit maqedonas.

“Shtatorja e Isa Boletinit do të vendoset më 23 janar në sheshin e Sarajit dhe besoj që kjo ditë do të jetë ditë feste jo vetëm për banorët e Sarajit por edhe për të gjithë shqiptarët ku do që jetojnë. Ajo luftë në 1912 ka pasur përkrahje shumë të madhe nga vetë banorët e Dervenit, kuptohet e gjithë Shkupit, por sidomos Derveni, ku në mënyrën më të mirë kanë pritur të gjithë aktivistët dhe Isa Boletenit, që të bëhet çlirimi i Shkupit nga Perandoria osmane”, është shprehur Murati.