Transmetuar më 04-01-2016, 11:53

Maqedoni, 4 janar 2016, NOA.al – “Do të ketë qeveri të re teknike sipas marrëveshjes së Përzhinos”. Kështu raportojnë mediat maqedonase të ketë deklaruar kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski, i cili ka përsëritur edhe një herë se do të largohet nga detyra përpara 15 janarit.

Më 15 janar ajo do të formohet e në vazhdim do të merret me organizimin e zgjedhjeve. Kurse dorëheqja do të jepet më parë. Se kush do të jetë kandidati për kryeministër do të vendosë partia dhe për këtë do t’ju njoftojmë në kohën e duhur”, deklaroi Gruevski sipas medieve vendase.

Në bazë të marrëveshjes mes forcave politike të arritur disa muaj më parë, qeveria do të drejtohet nga një funksionar tjetër i partisë së tij VMRO-DPMNE./noa.al/