Transmetuar më 02-11-2015, 09:38

Pamja e tij është relaksuese, mes alpeve të thepisura dhe me një panoramë piktoreske. Bëhet fjalë për Ascher, i cili ndodhet në alpet e Zvicrës, i cilësuar si një nga destinacionet më të preferuara për turistët.

Së fundmi revista National Geographic” ka botuar së fundmi një libër me titull “Destinations of Lifetime”, në të cilin kopertina i përket zonës Ascher. Fotografia është realizuar nga zvicerani Peter Böhi dhe duket si një copëz e shkëputur nga ndonjë përrallë.

Ascher është zgjedhur si vendi më i bukur në botë mes shumë destinacioneve të tjera turistike, duke merituar edhe kopertinën e librit, ku janë përfshirë punimet e plotë 225 fotografëve nga shtete të ndryshme./a.y/noa.al