Transmetuar më 02-10-2015, 19:20

Jeni i mërzitur nga të gjitha destinacionet e udhëtimit? Keni arritur në përfundimin se në çdo vend që ju shkoni ju ofron të njëjtën përvojë. Atëherë është koha për një ndryshim, koha për destinacionet e udhëtimit të cilat mund të ndryshojnë këto ide në mendjen tuaj. Ne kemi përpiluar listën e 8 destinacioneve të udhëtimit më të mira që do t’ju ofrojnë një eksperiencë krejtësisht të re.

Ishujt Faroe

Ishujt Faroe janë gjithmonë një destinacion i mirë për udhëtime. Këtu do të keni mundësi të vizitoni vendet më të bukura, që do të përshtaten me buxhetin tuaj dhe stilin. Nëse ju doni të shikoni Ishujt Faroe, mund ta bëni atë duke udhëtuar me makinë, por edhe në këmbë nuk do të ishte ide e keqe. Ishujt Faroe mendohet të kenë qenë banuar në fillim me murgjit irlandezë dhe kjo është konsideruar "parajsa e zogjve", pasi ka shumë lloje të zogjve që shijojnë natyrën dhe pasurinë e këtij vendi.

Esteros del Iberá, Argjentinë

Ky vend ka shumë liqene që krijojnë një panoramë në provincën verilindore në Argjentinë. Uji në këto liqene është aq i pastër sa që njerëzit zakonisht i referohen si "uji i shkëlqyer". Këto ujëra janë deklaruar një rezervë natyrore në vitin 1983. Peizazhi horizontal i këtij vendi është shumë i bukur dhe intim. Koha më e mirë për ta vizituar, në qoftë se ju pëlqejnë temperaturat tropikale, është vera e cila këtu zgjat nga dhjetori në shkurt.

Mont St Michel, Francë

Abbey e Mont St Michel i ka lënë vizitorët pa frymë për më shumë se një mijë vjet. Moti këtu ndryshon papritur, ku drita dhe qielli zakonisht duket se janë duke luajtur me njëri-tjetrin. Koha më e mirë për të vizituar Mont St Michel është gjatë verës. Këtu ju mund të vizitoni edhe banesat dhe të ecni përmes rrugicave.

Washington, D.C.

Me kalimin e kohës, shumë gjëra kanë ndryshuar dhe bimët Victoriane që përdoren për lulëzim këtu janë zëvendësuar me një fushë Kickball. Ky vend është perceptuar si një terren i shenjtë nga qytetarët e Uashingtonit, i cili mban histori të rëndësishme. Koha më e mirë për ta vizituar atë është koha e Festivalit Kombëtar Cherry Blossom që zgjat nga 20 mars deri më 12 prill. Dhe sigurisht, në një nga festat më të famshme amerikane, ajo e 4 korrikut ku festohet me fishekzjarrë. Kështu, nëse jeni duke menduar se ku të kaloni këtë ditë, zgjidhja do të ishte në Washington, D.C.

Korsika, Francë

Korsika i rezistoi disi me sukses ndikimeve të kohës dhe kulturave të tjera dhe dy shekuj pas disfatës përfundimtare të Napoleon Bonaparti, ajo ende ka të njëjtën frymë. Ajo është e lidhur ngushtë me Italinë dhe Francën, pra këtu mund të përqafoni lehtë kulturën e këtyre dy vendeve. Korsika ka mbajtur kokëfortësi për kulturën e saj unike duke ruajtur edhe gjuhën  korsiane.

Medellin, Colombia

Ky qytet ka qenë disa kohë më parë kryeqyteti i kokainës në botë. Tani aspektet më negative të këtij qyteti janë zëvendësuar me ato pozitive dhe vendi që ishte i njohur për terrorizëm është bërë tashmë një vend ku turistët vijnë me kënaqësi për të shijuar kohën e tyre të pushimeve. Medellin është bërë pikë e nxehtë turizmi në Kolumbi. Në qendër të qytetit shihet një kombinim i arkitekturës dhe malet e bukura të Andeve i japin qytetit një vështrim të veçantë dhe interesant.

Maramures, Rumania

Kjo tokë historike është një nga vendet më të natyrshme. Kodrat janë mbajtur siç janë, rruga e gdhendur ose bari i prerë me një makinë janë pamje të mrekullueshme. Çdo gjë është e prerë me dorë dhe e punuar nga njerëzit. Ky është vendi ku gjërat nuk kanë ndryshuar shumë në disa qindra vite të fundit. Mënyrat tradicionale janë mbajtur të sigurta dhe i vetmi ndryshim midis se si gjërat ishin atëherë dhe mënyrën se si ato janë tani është tregimi i historisë për të nga njerëzit. Kjo tokë është e pasur në lumenj, lugina dhe fusha.

Ishulli Haida Gwaii, Kanada

Nëse ju nuk e keni vizituar këtë ishull të qetë, tani është koha që ju ta bëni. Ajo që të tërheq më shumë në Haida Gwaii është qetësia dhe paqja që sundon këtë vend. Kohët e fundit, shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit në këtë zonë jetonin në nëntokë dhe provat tregojnë se kjo ka ndodhur rreth 12.000 vjet më parë. Shërbimet turistike janë më në dispozicion gjatë verës, e cila zgjat nga maji deri në shtator dhe kjo është edhe koha më e mirë për të vizituar ishullin Haida Gwaii. /b.l/noa.al