Transmetuar më 11-08-2015, 20:32

Të zgjohesh me aromën e detit. Të hapësh dritaren dhe të rrethohesh nga uji i kristaltë i Maldiveve. Rreziku është ai i të përkundurit nga valët.

Por ky është një rrezik i llogaritur pa pasojë, i cili përfaqëson një emocion të papërsëritshëm. Nuk bëhet fjalë për një hotel të çfarëdoshëm, por për një ambient të ndërtuar në ujë.

Hotelet ndodhen në Maldive, i cili ofron një atmosferë unike në ishujt tajlandeze, të njohura si parajsa tokësore. Më poshtë gjeni një sërë imazhesh të hoteleve në ujë më tërheqëse në botë, për këdo që dëshiron të relaksohet në det./a.y/noa.al