Transmetuar më 30-07-2015, 15:21

Tiranë, 30 korrik 2015, NOA.al- Efeketivi i RENEA-s, Ibrahim Basha është qëlluar 300 metra nga vendi ku ndodhi vrasja në Lazarat dhe pikërisht në pozicionin nga ku kanë qëndruar dy vëllezërit Alban dhe Arbion Aliko, si dhe Elvis Boci.

Por megjithëse për prokurorët është ngushtuar rrethi i autorëve të dyshuar, përcaktimi i atentatorit që ka goditur ndaj efektivëve do të përcaktohet pasi të përfundojë ekspertimi balistik i armëve që kanë patur tre të pandehurit ditën e ngjarjes, i cili do të krahasohet me ekspertimi mjeko-ligjor që i është bërë viktimës.

Mësohet se ndaj policëve speciale është qëlluar me një plumb të vetëm, i cili pasi ka goditur në kokë Ibrahim Bashën është përplasur me hekurin e sedijes, e pasi është shpërbërë, ka plagosur lehtë dy efetivet e tjerë.

Ekspertët kanë arritur të gjejnë dhe të sekuestrojnë këmishën e predhës por jo bërthamën. Megjithatë burime nga grupi hetimor kanë bërë me dije se edhe ato pjesë që janë gjetur, kanë elemente identifikuese që do të përcaktojnë armën nga është qitur plumbi./k.banushi/a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]