Transmetuar më 19-06-2015, 16:26

Sarandë, 19 qershor 2015, NOA.al- Një 37 vjeçar në Sarandë është shpallur në kërkim, pasi është zhdukur në mënyrë të mistershme.

Ridvan Lamaj, nga qyteti bregeetar është deklarur i zhdukur nga bashkëshortja e tij M.Lamaj 28 vjeçe.

Ajo ka thënë se i shoqi është larguar nga banesa dhe ka humbur kontaktet me familjarët që prej orës 18.30 të së mërkurës së 17 qershorit.

Policia e Sarandës sqaron se, që në momentin që është bërë kallëzimi nga familjaret, kanë filluar procedurat hetimore për gjetjen e këtij shtetasi dhe motivet për largimin nga banesa pa dijeninë e tyre.

Lidhur me këtë rast deri më tani janë shoqëruar 22 persona në komisiariat, ndërsa po hetohet për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për humbje apo rrëmbim personi.

Burime zyrtare nga policia thanë për Noa.al, se nga hetimet e zhvilluara deri tani nukka prova nëse Ridvan Lamaj është rrëmbyer nga persona të tjerë. Pista kryesore ku dyshon policia është prishja e pazareve lidhur me trafikimin e lëndëve narkotike drejt shtetit grek.

Nga ana e unfirmave blu vijojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë e Sarandës lidhur me personat e dyshuar që mund të kenë konflikt me 37 vjeçarin./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]