Transmetuar më 10-03-2015, 14:07

Tiranë, 10 mars 2015, NOA.al- Biznesmeni i ndërtimit Namik Pelivani është vënë në prangat e policisë nën akuzën e mashtrimit.

Siç raporton Noa.al, Pelivani u denoncua nga një grup banorësh të cilëve Pelivani u kishte premtuar apartamente në këmbim të parave, por pa ua dorëzuar.

Po ashtu një pjesë tjetër e banorëve pretendojnë se ndërtuesi nuk i është përmbajtur kontratës me ta dhe se prej kohësh nuk u paguan qeratë banorëve të cilëve iu përket toka ku është ndërtuar pallati shumëkatësh në zonën e Unazës së Re, apo edhe se hyrjet e tyre janë shitur nga dy herë./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]